Me vendim nr. 2839, Gjykat e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e këngëtares Xhensila Myrtezaj për t’u divorcuar nga aktori i humorit Besart Kallaku, duke kthyer aktet për plotësim.
Prapaskena sjell detaje ekskluzive nga beteja ligjore e çiftit në gjykatë.
Nga veprimet paraprake, gjykata konstatoi se kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica, e cila sipas gjykatës nuk ka tagër të nënshkruajë atë.
Për këtë arsye, gjyqtarja Adelajda Gjuzi ka vendosur: “Kthimin e kërkesëpadisë dhe akteve bashkëlidhur në çështjen civile me Nr. 13860 Regj. Dt. 03.05.2024 të palës paditëse Xhensila Kallaku. Shpenzimet gjyqësore mbeten si janë bërë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) diteve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall sot në Tiranë, më datë 10.05.2024“.
Nga këqyrja e dokumenteve, rezulton se këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në 3 maj 2024, përmes avokates së saj, ka kërkuar ndarjen nga aktori i humorit Besart Kallaku.
Në kërkesë padi këngëtarja Xhensila Myrtezaj shpreh pretendime dhe ngre akuza të rënda ndaj Bes Kallakut, si motive për zgjidhjen e martesës.
Në padi rezulton që këngëtarja (datëlindja 1993) është dy vite më e madhe në moshë se sa aktori Bes Kallaku (datëlindja 1995), i cili nga ana e tij nuk figuron nëse është apo jo dakord me ndarjen.
10 milionë euro pasuri
Më shumë se sa pretendimet e Xhensilës për Besin dhe mesazhet e koduara të këtij të fundit, interes publik përbën një fakt; Çifti posedon një pasuri me vlerë të paktën 10 milionë euro, me burim të diskutueshëm dhe të dyshimtë.
Dikur ndanin byrekun me qepë para Liceut te Rruga e Elbasanit, sot çifti i show biz-it Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ndan vila dhe biznese me vlerë miliona euro, me burim të dyshimtë.
Nuk është turp të kesh qenë apo të jesh i varfër, as të jesh i pasur, por, të bësh mbi 10 milionë euro pasuri vetëm se njeh Ilir Metën dhe disa trafikantë kokaine, së paku, duhet t’i nënshtrohesh një hetimi penal.
Vila, biznese, lokale, palestër, restorante, apartamente etj., një pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro, Besi dhe Xhensila kanë menduar t’a kamuflojnë me disa kredi qesharake.
Duke parë se si Prokuroria dhe SPAK po sekuestrojnë pasuri me vlerë miliona euro, duke parë se si Ilir Metës po i ngushtohet laku, Besi dhe Xhensila ndoshta mund shpresojnë se do t’i shpëtojnë një hetimi pasuror përmes ndarjes, edhe pse praktikisht ndarja nuk evidenton dot një hetim të mundshëm pasuror dhe as rezultatet e tij.
Si do që të jetë ndarja, reale apo fiktive, një ditë, një pyetje duhet të marrë përgjigje: Cili është burimi i pasurisë së Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj?
Kur SPAK-u do nisë një hetim pasuror për çiftin e lidhur ngushtësisht me çiftin Meta-Kryemadhi dhe bosë të trafikut të kokainë, duke u kthyer në subjekte të ligjit anti-mafia?
Restorant e kompleks sportiv disa milionë euro
Në maj të vitit të kaluar Besart Kallaku ka regjistruar një biznes në Mëzez, Kashar, në krah të rrugës kryesore.
Është një investim mbi 2 milionë euro, ku përfshihen Kompleksi Sportiv Noku, kënde lojërash për fëmijë, një restorant, piceri etj, me emrin Burger Ija.
Ky biznes mban emrin e gjyshes së Besart Kallakut, Ijes. Përdorimi i gjysheve për të kamufluar bizneset është një tipar kryesisht i grupeve kriminale dhe i trafikantëve të kokainës. Në këtë rast, Bes Kallaku, biznesin e ka në emrin e tij, por i ka vendosur emrin e gjyshes.
Çifti dy vila miliona euro
Me finalizimin e divorcit të shumëpërfolur, Besi dhe Xhensila pritet të ndajnë edhe dy vila në komplekset e oligarkëve, një në afërsi të Tiranës dhe tjetrën në Gjirin e Lalzit.
Vlera e tyre është disa milionë euro. Burimi i parave si gjithnjë mbetet mister.
Edhe nëse tashmë i kanë kaluar në emra të tjerë, prokuroria mund të sekuestrojë mjaftueshëm pamje filmike ku Besi dhe Xhensila shfaqen në vilat e tyre.
Vetëm nga këto pamje duket arredimi, i cili deri diku tregon edhe vlerën e vilave.
Për shembull, për vilën e Bes Kallakut në Gjirin e Lalzit, ftojmë Prokurorinë e Tiranës të sekuestrojë dhe këqyrë pamjet e emisionit ‘E diela shqiptare – Për drekë me mua’ (22 prill 2018).
Nuk ka ndonjë ndryshim të madh me vilën e Ilir Metës, i cili është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
Shtëpi 1 milionë euro te Liqeni i Thatë
Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, muajt e fundit, kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.
Bëhet fjalë për katin e fundit të një pallati të ri, i përshtatur si shtëpi banimi.
Prapaskena mëson se vetëm arredimi i brendshëm ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndonëse në letra ka gjasa të jetë deklaruar shumë herë më pak.
Xhensila, klinikë 2 milionë euro
Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.
Bëhet fjalë për klinikën Silabel, një investim me vlerë mbi 2 milionë euro.
Në të njëjtën zonë, çifti ka ble edhe shtëpinë e re, katin e fundit të një pallati.
Nuk dihet burimi i parave për këtë investim. Xhensila Myrtezaj është pronare e dy kompanive pothuajse fantazmë, pa aktivitet të dokumentuar dhe bilance, si këngëtare, këshillime për reklama dhe shitje produkte estetike, me afresë te Liqeni i Thatë.
Xhensila, palestër dhe disa shtëpi
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është pronare e një palestre në Sauk dhe e disa shtëpive në Tiranë.
Bëhet fjalë për një investim tjetër disa milionë euro me para që nuk u dihet burimi.
Zonja Myrtezaj demostron luksin edhe tek veshjet e shtrenjta. Aksesorët dhe veshjet e këngëtares kushtojnë mijëra euro.
Besi, restorant peshku
Besart Kallaku është bashkëpronar i një restoranti peshku në Tiranë, Loku & Arditi Fisherman, hapur në vitin 2017, një investim ky gjithashtu me burim të dyshimtë parash.
Aktoru i humori posedon edhe disa makina luksoze dhe apartamente, që të gjitha me burim të dyshimtë parash.