Mijëra emigrantë shqiptarë mbushën pallatin e sportit “E ëork arena” të Milanos më flamuj kuq e zi. Ata u shprehën të të kënaqur për ndryshimet që ka pësuar Shqipëria në vitet e fundit. Por nga ana tjetër kërkuan të drejtën e votës edhe pse një pjesë e madhe e tyre janë prej gati 30 vitesh në Itali dhe kanë dhe nënshtetësinë italiane.
“Kemi ardhur sepse duam të votojmë. Edi Rama është kryeministri i parë i Shqipërisë që ka rregulluar Shqipërinë edhe që neve do të na japë mundësinë për të votuar për diasporën,” tha një emigrante.
Mes emigrantëve ishte dhe një pasardhëse i Ismalil Qemalit.
Pasardhësi i Ismail Qemalit: Unë jam një pasardhës i Ismail Qemalit, kemi ardhur këtu sot për me rastin e vizitës së kryeministrit, që ishte një kënaqësi shumë e madhe për ne, sepse ndjehemi si në vendin tonë.
Një prej fitoreve më të mëdha sipas tyre ishte marrëveshja e pensioneve.
“Marrëveshja e pensioneve është një gur tjetër në mozaikun e Shqipërisë ose shqiptarisë që po bëhet, ne jemi shumë të kënaqur për këtë, nuk mund të them asgjë tjetër më shumë,” tha një emigrant.
“Unë jam 62-vjeçe kështu që tani mund të bëj kërkesën, jam shumë e lehtësuar,” shtoi një emigrante.
Emigrantët që janë në Itali u shprehen entuziastë për takimin e zhvilluar me kryeministrin në Milano dhe thanë se i kanë ruajtur lidhjet me Shqipërinë.
Emigranti shqiptar në Itali: Jemi në Shqipëri e vogël brenda shtëpisë. Dashuria për njuerëzi, dashuria për kombin për kombasit dhe respekti për atë vuajtje që kanë bërë refugjatët.
Ashtu si edhe kryeministri u beri ftesën për t’u kthyer ka dhe shumë emigrantë që thonë se duan të kthehen në Shqipëri edhe pse kanë lindur në Itali.
“Shpresoj të bëhen këto që tha kryeministri jonë. Kam lindur këtu, 24-vjeçe jam. Prindërit i kam 32 vite që janë në Itali. Unë dua të kthehem në Shqipëri, jo të rri në Itali,” tha një vajzë shqiptare lindur dhe rritur në Itali.
“Jam 34 vjeç dhe kam qejf të rikthehem dhe të hap një aktivitet në Shqipëri dhe të kem mundësitë që më jep shteti,” tha një tjetër.
Italia është një ndër shtet ku diaspora shqiptare është nga më të mëdhatë në numër.