Një 53-vjeçar në Tiranë ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u vetëqëlluar me kallashnikov. Por për fat të mirë, plumbin e ka marrë mbi zemër, duke i kaluar tej për tej trupit, por pa i prekur asnjë organ jetësor. Burime nga policia bëjnë me dije se Astrit Tota, i cili punon infermier te Trauma, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 28.05.2024, rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.