Trajner i Shqipërisë, Sylvinho, ka shpallur paraprake me lojtarët që do të grumbullojë për përgatitoret në kuadër të Euro 2024-ës. Trajner i Shqipërisë, Sylvinho, ka shpallur paraprake me 27 futbollistë që do të grumbullojë për përgatitoret në kuadër të Euro 2024-ës. Të gjithë këta futbollistë do të vihen në dispozicion të trajnerit për të garuar për një vend në listën zyrtare të 26 futbollistëve që do të shkojnë në Gjermani, e cila do të publikohet zyrtarisht më 7 qershor, teksa vetëm njëri nuk do të marrë pjesë në Europian.
Mungesa të mëdha janë padyshim sulmuesit Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, teksa janë ftuar Arbër Hoxhaj, e Rey Manaj. Surprizë është Medon Berisha, kapiteni i Shqipërisë U21, që ka luajtur titullar me Leccen javët e fundit, por edhe portieri Simon Simoni.
Shqipëria do të nisë rrugëtimin në Gjermani 2024 me përballjen ndaj Italisë mbrëmjen e 15 qershorit në “Signal Iduna park” të Dortmundit, ndërsa sfida e dytë do të jetë ndaj Kroacisë më 19 qershor, për të vijuar me Spanjën më 23 qershor.