Një sipërmarrës në Torino është arrestuar në Kolumbi për shkak se akuzohet për falsifikim të testamentit të Silvio Berlusconit. Mediat italiane kanë bërë me dije se Marco di Nunzio ka publikuar një testament për të cilin pretendonte se e ishte hartuar para një noteri në Kartagjenë. Në këtë testament thuhej se Berlusconi ka dhënë 26 milionë, një jaht, një vilë në Antigua dhe 2% te Fininvest.

Prokurorët e Milanos kanë mbyllur hetimet dhe kanë çuar në gjykim 55-vjeçarin më akuzën e falsifikimit të testamentit dhe shantazh ndaj fëmijëve të tij.

Nga hetimi ka rezultuar se Di Nunzio ka formuar tre testamente të ndryshme dhe false holografike të cilat ishin firmosur në 21 shtator 2021 me të cilat ishte lënë amaneti i “likuiditet, aksione shoqërie, varka dhe ndërtesa”.

Pasi ai ka dërguar paralajmërimë të trashëgimtarët ai u përpoq të depozitonte dy testamentet e para në arkivat noteriale të Milanos dhe më pas ka hartuar një testament të tretë ku ka krahasuar më të mëparshmit dhe kishte nënshkrimin e tij dhe fjalët “trashëgimtar universal”. Testament të cilin e ka depozituar, në verën e vitit të kaluar, te një noter në Napoli dhe që do ta përdorte për të paralajmëruar trashëgimtarët, domethënë pesë fëmijët e Berlusconit që e denoncuan atë.

Tetorin e kaluar, Di Nunzio dyshohet se do të shpërndante dokumentacion misterioz për Berlusconin dhe do të ngrinte një padi për të marrë trashëgiminë, nëse trashëgimtarët nuk i siguronin atij një shumë “shlyerjeje”. Prej këtu rrjedh edhe akuza për tentativë zhvatjeje.