Partizani është skuadra e parë finaliste e “Final Four”, pasi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Skënderbeun mbrëmjen e së premtes.
Partizani dominoi gjatë gjithë lojës, por u desh minuta e dytë e pjesë sës dytë të ndeshjes për të sjellë dhe golin e vetëm të sfidës.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 ku të kuqtë krijuan disa raste, por pa mundur të konkludonin në gol.
Ndërkohë me nisjen e pjesës së dytë Partizani kaloi në avantazh me anë të Binsuka. Një top i kthyer mbrapsh pas goditjes nga këndi, është zotëruar në mënyrë perfekte nga ana e Rrapajt, i cili me anë të një veprimi mjeshtëror ka nxjerrë jashtë loje dy lojtarë të Skënderbeut dhe më pas ka krosuar në zonë, topi është devijuar me kokë nga Binstuka, dhe ka shpërthyer festa në “Air Albania”.
Ditën e shtunë do të luhet dhe sfida mes Egnatias dhe Vllaznisë për të mësuar skuadrën e dytë finaliste të “Final Four”.