Daja i 23 vjeçarit Azgan Mernica i cili vrau me armë zjarri efektivin e Shqiponjave në Fier, Novruz Cenalia në një intervistë për Euroneës Albania i bëri thirrje të nipit të dorëzohet kudo që është.
Ai theksoi se nuk e di se ku është nipi, duke shtuar se nëse e gjen do të jetë vetë ai që do e dorëzojë në polici. Përsa i përket të motrës, nënës së Mernicës që ishte së bashku me këtë të fundit kur ndodhi ngjarja, tha se është e shokuar dhe nuk ka folur pothuajse asnjë fjalë.
“Dua të shpreh ngushëllime për familjen, Zoti ju dhashtë forcë nuk dimë ça të themi. Motra ime me nipin po blinin ushqime. Motra ime është e pamundur për të four fare. Ka ndodhur çdo gjë shumë shpejt. Novruzin unë nuk e kam parë ndonjëherë. Ne nuk dimë asgjë. Po kërkojmë ku mund të jetë. I kam rënë telefonit nuk përgjigjet. I kam shkruar e nuk përgjigjet. Ne më shumë kemi marrë vesh ngjarjen nga televizori se sa nga motra. Nuk kisha dijeni nëse nipi lëvizte me armë. Nuk e dimë nga e mori armën. Kam komunikuar me të gjithë që njohim dhe po kërkojmë të gjithë bashkë. Kam fol me policinë, i kam thënë që do e dorëzojë nëse e gjejmë po ne nuk kemi asnjë të dhënë”-tha ai.