Edhe sot para Bashkisë së Tiranës, Argita Malltezi i prin protestës së Rithemelimit me thirrjen: “Lironi babin!”
Me portretin e Sali Berishës të stampuar në bluzë, Argita Malltezi tregon se arsyeja e protestës është kërkesa për lirin e babait të saj, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Sali Berisha dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi akuzohen nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Ndërkohë, SHBA dhe Britania e Madhe e kanë shpallur të gjithë familjen Berisha “non grata”, duke i ndaluar hyrjen në shtetet e tyre.