Mes shqiptarëve që kishin mbushur plot sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, dhe flamujve kuq e zi që valëviteshin kryeministri Edi Rama nisi sot turin e takimeve me diasporën që do të vijojë më pas në shtete të tjera ku ka shumë shqiptar.

Në një fjalim të gjatë gati një orë kryeministri bëri thirrje për një histori të re të marrëdhënieve Shqipëri – Greqi ku çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve fqinje të zgjidhen si europianë.

Në përfundim të takimit me emigrantët shqiptarë në Greqi, kryeministr Rama në shenjë falënderimi u ul në gjunjë para emigrantëve.