I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ishte ish-banori, Drini Zeqo për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV. “Mes personazheve që kanë mbetur aty ka disa hije dyshimi le të themi për ekzistencën e mëtejshme për Françeskën.” Teksa po komentonin në lidhje me banorët e mbetur ende në lojë dhe se çfarë gjurme kanë lënë ata në BBV, kur u pyet nga Eni Shehu se për çfarë do të mbahej mend Françeska, Drini u shpreh se:

“Ta themi troç, Françeska do të mbahet mend për fustanet e veta. Për veshjet e saj super të shtrenjta. Nëse ka diçka që është komentuar më shumë Françeska përtej të gjithë respektit për të sepse patjetër që ajo është një vajzë me argumente të forta por në pjesën sociale është komentuar shumë mënyra e ‘look’-ut të saj dhe ne e dimë që në Shqipëri dukja është shumë e rëndësishme. Besoj se kjo ka qenë një nga gjërat më të komentuara të Françeskës.

Përtej kësaj ajo ka hyrë me një avantazh shumë të madh, që i njihte personazhet brenda. E kishte krijuar një profil për ta edhe ajo që kur hyri filloi t’i godiste në kokë si të themi. Filloi që të krijonte një përballje me personazhet duke ia dalë që të faktorizohet. Mendoj që do të mbahet mend për përballjet direkte me banorët. Gjë e cila të favorizon nëse je i vërtetë dhe i thua tjetrit atë që ti mendon. Këmbëngulja do të ishte një përkufizim për Françeskën por unë nuk e shoh në finale. “