Kryeministri Edi Rama në një postim, zbuloi se media franceze “VoyageursMaG”, i ka kushtuar arikull kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.
“Tirana, një përzierje unike mes kulturave dhe historisë që është kthyer në destinacionin e shumëkërkuar për turistët europianë. Është media franceze “VoyageursMaG” që i kushton këtë artikull kryeqytetit, nga historia e krijimit deri tek arkitektura moderne dhe aktivitetet që e bëjnë “një qytet befasues dhe magjepsës për t’u eksploruar, ku modertineti dhe ndikimet nga periudhat e ndryshme historike krijojnë një tablo unike”. Rreth 30 mijë vizitorë francezë kanë frekuentuar Shqipërinë gjatë këtyre katër muajve të parë të vitit 2024, ose dy herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, shktuanj rama në Facebook. Për sa i përket artikullit e famshmja franceze “VoyageursMaG”, shkruan se Tirana është një destinacion që ia vlen të vizitohet.