Shqipëria mbetet një destinacion unik për të pushuar gjatë verës së këtij viti. Nga qershori deri në shtator, turistët spanjollë do të mund të shijojnë një verë idilike mes brigjeve blu dhe Alpeve të mahnitshme shqiptare, shkruan e përditshmja spanjolle “Gaceta del Turismo”. Vera është sezoni perfekt për të eksploruar Shqipërinë një destinacion trendi që fsheh disa nga sekretet e ruajtura më mirë në Evropë thuhet në artikull.
Kryeqyteti është itinerari i parë që sugjerohet të vizitohet. Zbulimi i zemrës së Shqipërisë është i mundur duke filluar me Tiranën e gjallë , ku udhëtarët do të jenë në gjendje të eksplorojnë historinë, të admirojnë arkitekturën e epokës komuniste dhe të shijojnë një jetë nate të gjallë në kryeqytet. Por, përtej kryeqytetit, turistët mund të shijojnë edhe Golemin, një qytet bregdetar në perëndim të vendit. Plazhe të qeta me rërë të artë pranë Adriatikut, perfekte për t’u çlodhur në një nga brigjet më të famshme të viteve të fundit.
Nuk mbetet pas edhe Durrësi një qytet plot histori që mund të zbulohet duke ecur ku mund të preket historia e lashtë duke amfiteatrin romak dhe shëtitoren e tij. Ndërkohë plazhet me ujëra të kristalta sugjerohen si një destinacion i fundit I cili mund të mbylle një vizitë disa ditore në Shqipëri.
Jehonë i bëhet plazheve përgjatë vijës bregdetare Radhimë-Vlorë me plazhet e pastra kristal dhe gjiret e fshehur që ofrojnë një mjedis ideal për të shijuar kuzhinën lokale buzë detit, ndërsa zbuloni një anë pak të njohur të Shqipërisë. Turistëve spanjollë u ofrohet një mundësi unike për të vizituar një nga xhevahiret e fshehura në Evropë ku mund të përjetojnë një verë plot përvoja të reja.