Anëtari i kabinetit izraelit të luftës, Benny Gantz ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj ushtrisë izraelite që të marrë kontrollin mbi Rripin e Gazës mes raporteve se një okupim ushtarak i territorit palestinez do të kërkonte zgjatjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak të vendit nga 32 muaj në katër vjet.
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në Uashington DC dhe Projekti i Kërcënimeve Kritike (CTP) thanë në vlerësimin e tyre të fundit për Gazën se komentet e Gantz pasojnë nga ultimatumi i tij i fundit drejtuar kryeministrit Benjamin Netanyahu për të vendosur një strategji të re për luftën e Izraelit.
Kundërshtimi i raportuar i Gantz ndaj një okupimi ushtarak të Gazës vjen gjithashtu pasi një raport i qeverisë u zbulua në mediat izraelite, i cili vlerëson se Izraelit do t’i duhej një “një rritje dramatike” e ushtarëve rezervë për të kryer një operacion të tillë dhe se mund të kushtojë rreth 5 miliardë dollarë.