Gian Piero Gasperini pësoi humbjen e tretë në aq shumë finale të Kupës së Italisë që luajti me Atalantën e tij, por gjithsesi ai thotë se është i kënaqur me paraqitjen e ofruar nga djemtë e tij:
“Ishim përballë një kundërshtari të fortë, i cili menjëherë kaloi në epërsi dhe u mbrojt mire, – u shpreh trajneri i skuadrës së Bergamos për Sportmediaset. – Nuk ishte e lehtë, por ne e drejtuam ndeshjen për një kohë të gjatë. Ishte një ndeshje e vështirë dhe e ekuilibruar, kundërshtari ynë sigurisht që nuk bëri më shumë se ne”.
“Jemi të zhgënjyer, por të zhgënjyer jo nga ndeshja. Ne luajtëm lojën tonë, ishte një humbje e ngushtë. Tani kemi kampionatin dhe finalen e Europa League, mungesa e De Roon dhe Kolasinac ende jashtë, mund të jetë sigurisht një problem. Çfarë mund të kishim bërë më mire?
Ne e lëviznim topin pak ngadalë në buzë të zonës, vetëm disa herë arritëm të bënim aksione të shpejta, por mungesa e Scamacca-s ishte sigurisht një barrë. Në një ndeshje si kjo, ai me siguri do të na kishte dhënë diçka më shumë, është e vështirë të hapësh hapësira pa një fizik të rëndësishëm për t’u kontrastuar me të tyren.”