Dy gazetarët, Poli Hoxha dhe Arion Sulo kanë debatuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ për fokusin që duhet të ketë SPAK si dhe të godasë ekonomi e grupeve kriminale që bashkëpunojnë me politikën.
Gazetari Poli Hoxha se për opozitën është i rëndësishëm Sali Berisha dhe asgjë tjetër nuk ka vlerë.
Hoxha: ky është një proces historik dhe besoj se do shkoi deri në fund dhe besoj se ata të SPAK nuk më dëgjojnë as mua dhe asnjë njeri tjetër. Është një procës i mbrojtur, i ndihmuar dhe i atashuar nga SHBA-ja. Rëndësi ka që po ecet përpara se krimi nuk ka ngjyr politike. Duhet ndarë krimi i organizuar me politikën dhe duhet goditur.
Sulo: Pse nuk i heton SPAK nga i marrin lejet e ndërtimit dhe tenderat këta . a i marrin nga qeveria?
Hoxha: Patjetër që po hetohet dhe do kohën e vetë.
Sulo: Po pse u dashka kaq kohë të hetohen kullat që janë në qendër të Tiranës. Je gazetar i vjetër z. Hoxha pse duhet kohë të hetosh kullat e Tiranës që janë 5 mijë euro metri katror.
Hoxha : Dëgjo këti…dëgjo këtu..Ti a je pro kësaj që po bënë SPAK apo jo? Apo keni vënë një Sali Berishë dhe keni hallin e tij dhe ccdo gjë tjetër që bënë SPAK nuk quhet.
Sulo: Çfarë po thua o Poli..! Poli qetësohu.. se kur e kam goditur unë Saliun ti nuk ishe fare.