Emisioni “Shqipëria LIVE” ka sjellë sot historinë tronditëse të një të reje shqiptare, e cila ka kaluar një kalvar të vërtetë vuajtjesh që në fëmijëri.
Sofia (jo emri i vërtetë), u braktis nga prindërit në moshën 3-vjeçare në shtëpinë e fëmijës,. Në këtë vend, në moshën 12-vjeçare ajo u përdhunua nga roja e institucionit. Kur mendoi se gjithçka kishte marrë fund, ajo u trafikua në Itali si prostitutë.
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Luçiana Hule, ajo ka treguar se si arriti të arratisej nga ky rrjet me ndihmën e një klienti shqiptar me të cilin sot është e dashuruar.
“Kam qenë 3-4 vjeç kur jam braktisur në shtëpinë e fëmijës. Kam qëndruar deri në 20 vjeç, ku kam kaluar tmerre. Unë jam dhunuar, keqtrajtuar nga persona që ndodheshin aty, nga stafi. Abuzimi ka ndodhur dhe me vajzat e tjera. Kemi qenë 5 vajza, në atë moment kemi ardhur nga shkolla. Na kanë përdhunuar të pesta. Ky ishte roja, unë isha 12 vjeç atëherë, ishim moshatare dhe me vajzat e tjera. Nuk kemi folur me njeri sepse ai na kërcënonte. Ai e ka rrahur një nga vajzat në syrin tonë. Na kanë rrahur në tualetet e jetimores, na kanë përdhunuar aty për rreth 3 vite. Pastaj e kapën dhe e hoqën rojën. Unë kam qenë 21 kur ika nga jetimorja. Njoha një djalë, dilnim si shokë pastaj, ai më thoshte do ikim jashtë shtetit do jemi bashkë, isha bashkë me disa shoqe. Ai na mori na çoi në Itali dhe aty na trafikoi. Edhe vajzat e tjera, rreth 15 vajza shqiptare. Na trafikoi për rreth 3 vite, edhe pse nuk donim, na dhunonin, kemi parë tmerr.
Nuk është se nuk na mbanin mirë sepse ne u duheshim. Ata kishin një dhomë dhe flisnin në telefon me klientët. Edhe po të mos doje, do kryeje marrëdhënie me dhunë. Kur vinin klientët, nuk pyesnin fare, thoshin ka bërë pagesën, do kryesh marrëdhënie me të. Vini deri në moshën 60 vjeç, ne ishim tek të 20. Kishte më shumë klientë shqiptarë. Unë u arratisa kur një çun, ishte klient, ishte njeri shumë i mirë. Ai erdhi shpesh dhe më ndihmoi. U arratisa me të. Ai më ka ndihmuar deri më sot. Kam akoma kontakt me të. Ishte fati im. Jam e lidhur me të tani, kam shumë mbështetje nga ai.
Një natë, ai më tha që ta takoja jo tek dhoma ku vinim gjithmonë por në hotel. Më tregoi planin e arratisjes. Do më kërkonte që të më sillnin mua patjetër. Patëm probleme sepse ata nuk donin që të shkoja unë. Kur kam shkuar tek hoteli, u arratisëm direkt. Kisha shumë frikë sepse ata na ndiqnin. Na kërkojnë sot e kësaj dite, akoma më ndjekin edhe mua dhe atë. Është një i grup, që unë kam dhe dy vajza të tjera që i kam si motra, na kërcënojnë do u bëjmë këtë, atë. I kemi denoncuar. Kam ende frikë prandaj erdha po kërkoj tek ju mbështetje. Nga shteti nuk po marr asgjë. Neve ata na kanë ardhur dhe tek shtëpia”-tregoi ajo.