Erika që është pjesë e “Për’puthen” në takimin e saj me Arbrin ka rrëfyer se ka kryer një abort në moshën 21-vjeçare.

Ajo tregoi se ish-partneri i ofroi asaj dy mundësi, që të martohej më të dhe të ndanin fëmijën së bashku, ose të zgjidhte jetën e saj të parën.Erika tha se zgjedhja që bëri ishte shumë e vështirë që e ka lënduar shumë, megjithëse ajo vendosi jetën e saj të parën, sepse nuk ishte akoma gati për të marrë këtë përgjegjësi në jetë.

“Kam bërë abort në moshën 21 vjeçare. Po ta them si gocë që e vogël kam pasur atë ndjenjën që të bëhem mami. Po ndonjëherë ashtu vinë ngjarjet. Unë kisha vetëm ishin. Ai më dha dy zgjidhje, nëse doja ta mbaja fëmijën do isha e martuar me atë person, do isha jashtë, ose do të zgjidhja jetën time të parën. Isha vetëm 21-vjeçe. Isha në shkollë kisha jetën përpara dhe doja ta mendoja nëse doja ta mbyllja jetën dhe të vazhdoja me atë, apo të vazhdoja jetën time. Është një zgjedhje shumë e vështirë dhe nëse atë e ka lënduar, siç të ka lënduar ty dhe atë vajzën jashtë, mua më ka lënduar dyfish.”- tha Erika.