A mund të luash futboll për më shumë se dy vjet, si profesionist, madje edhe të fitosh Kupën e Mbretit, me një copë xhami të ngulur nën shputën e këmbës? Duket si e pamundur, por, ti mundesh…
Eshtë historia e Inaki Williams, yllit të Athletic Bilbaos, i cili ia doli ta bënte këtë për dy vjet e gjysmë. Një copë xhami prej dy centimetrash i ishte ngjitur në këmbë. Ernesto Valverde, trajneri i Athletic, në konferencën e shtypit dje, tregoi historinë:
“Më dha leje ta tregoj këtë histori, sepse ia vlen ta tregoj. Gjatë pushimeve, dy vite më parë, Inaki Williams shkeli xhamin që i shkaktoi një plagë të thellë në këmbë. Prej disa muajsh ai ankohej për shqetësim në plagë.
Ndërsa ishte duke iu nënshtruar trajtimit, pas finales së Kupës së Mbretit, më 6 prill, u bë një MRI dhe u pa se xhami ishte ende i ngulur në shputën e këmbës. Kur e kishin qepur në atë kohë, mjekët e kishin lënë xhamin për rreth 2 centimetra Brenda në këmbë. Unë dhe doktori shpërthyen së qeshuri, sepse nuk e besonim. Por ishte e vërtetë. Shihni këtë foto për ta besuar”…