Robert Aliaj Dragot është fermeri më i ri V.I.P. që i bashkohet eksperimentit social, unik në llojin e vet dhe sfidues po aq. Qasja e tij ndaj formatit dhe raportet e vjetra me disa nga fermerët pritet t’i shtojnë bashkëjetesës jo vetëm risi por edhe provokime.
Ndërkohë, përmes televotimit publiku i ka rikthyer Ditea Berish-ës statusin e fermeres, ajo i bashkohet garës ndërsa Gledis Gegaj largohet përfundimisht nga “Ferma V.I.P”.
Sikurse nuk pritej, Florjan Agalliu dhe Valer Kolnikaj ishin më pak të votuar-it gjatë këtyre ditëve, një rezultat që i çoi drejt përballjes në sfidën e “titanëve”.
Duke i dhënë prioritet shëndetit dhe mirëqenies së fermerëve, Agai vendoi të pezullojë sfidën duke e shtyrë atë deri në prime-n e radhës.
Sakaq, deri të hënën të gjithë konkurrentët janë në televotim përveç dyshes së sfidës dhe fermerit më të ri që ka imunitet.
Në të tjera zhvillime, mbrëmja e shtatëmbëdhjetë prime në ekranin e Vizion Plus i kushtoi vëmendje të veçantë raporteve të ndërtuara mes konkurrentëve, llogaritjes së aleancave, diskutimeve të forta por gjithashtu nuk ka kursyer surprizat.
Baby G përmes hajmalisë pati mundësinë të takojë nënën e saj. Momente tejet të ndjera dhe emocionuese. Por gjithashtu Gordana mori këshillat e nevojshme për të çuar përpara detyrën që i është ngarkuar nga Agai si kryefermere.
Strategjitë tashmë janë të paqëndrueshme dhe fermerët të çoroditur në kushtet e izolimit por edhe perceptimit të mundshëm jashtë ekranit.