Kryeministri, Edi Rama ditën e sotme së bashkë me zv/kryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar industrinë e Ferrokromit të AlbChrome në qytetin e Elbasanit. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se transformimi po bëhet për kushte më të mira për punëtorët. Kryeministri më tej shtoi se sistemi i filtrimit kushtoi 2 milionë euro.

“Më vjen mirë që sot në këtë ditë të shënuar të 1 Majit të jem këtu më të gjithë ju dhe të përfitoj nga rasti t’ju uroj të gjithë njerëzve të punës. Urimi im është që çdo njeri i punës të ketë vetëm bekime, shëndet dhe sukses. Sot na solli këtu një premtim i mbajtur i kompanisë pas një udhëkryqi dhe ngërçi të krijuar si rezultat i reagimit legjitim të komunitetit dhe të institucioneve shtetërore për të ndalur implementimin e c2, duke vendosur filtrat e domosdoshëm. Për ne ishte e rëndësishme që ky të ishte prioritet numër 1 i kompanisë.

Ky investim është i konsiderueshëm, për një element që në pamje të parë. Transformimi po bëhet pë kushte më të mira për punëtorët. Sistemi i filtrimit është 2 milionë euro investim. I thashë zotit Ilirim që ne do të vijmë për ta kremtuar këtë fakt që është i mirëpritur për komunitetin, nga institucionet e shtetit, që është një betejë që do e fitojmë të gjithë bashkë. Kjo duke arritur të ndërtojmë urat e dialogut,” tha Rama.