Irani konfirmon në një reportazh për CNN se lloji i raketës me të cilën goditi Izraelin ishte balisitike. Raketat janë zhvilluar dhe menaxhohen nga Elita e Gardës së Forcave Ajrore Revolucionare të Iranit. Gjenerali i forcave iraniane ajrore tregon llojet e armëve të përdorur gjatë sulmit në Izrael, përfshirë dy raketa balistike me një rreze veprimi deri në 1 mijë milje, e aftë të mbajë deri në 1 ton municion.
“Mund ta godasësh shënjestrën në më pak se 5 metra largësi”, u shpreh Gjeneral Ali Belali, Garda Revolucionare Islamike.
Gjeneral Belali ka qenë komandat për forcat ajrore iraniane. Ai thekson se raketat iraniane kanë goditur dy shenjëstra në Izrael, përfshi edhe një bazë ajrore, si kundërpërgjigje të sulmeve izrelite ndaj konsullatës së Iranit në Siri. E ndërsa SHBA dhe Izraeli thanë se rrëzuan pothuajse të gjitha raketat dhe dronet e Iranit, Gjenerali thekson se Teherani tregoi fuqinë e tij në ajër. “Sot dronet dhe raketat tona janë bërë një faktor i rëndësishëm i fuqisë dhe ekzekutitmit të forcës në botë”, shtoi Gjeneral Ali Belali, Garda Revolucionare Islamike.
Ai tregon llojin e raketës e cila u përdor në sulmet mbi Tel-Aviv. Po ashtu shfaq për mediat edhe dronin më të fundit dhe më të shpejtë, “Shahet 136”. SHB dhe Ukraina kanë akuzuar Iranin për furnizimin e Rusisë me drone luftarake. Rusia i ka përdorur për të goditur qytetet e Ukrainës dhe infrastrukturën energjetikë. Por Irani i ka kundërshtuar këto akuza. Ndërsa tensionet midis Iranit dhe Izraelit janë në kulmin e tyre, gjenerali Iranian paralajmëron se: Irani ka më shumë armë në dispozicion.
“E vetmja rrugë për ta është të kenë një logjikë dhe mençuri për negociatat me ne. Ne nuk varemi më nga aftësitë ushtarake të jashtme. Kemi zhvilluar armatime për të cilat nuk kemi folur kurrë më parë dhe nuk di asgjë askush”, përfundoi Gjeneral Ali Belali, Garda Revolucionare Islamike.