Ish kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi thotë se Argita Malltezi, vajza e ish kryeministrit Sali Berisha nuk mund të trashëgojë partinë nga i ati.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Elezi u shpreh se Malltezi nuk e njeh politikën, përveçse asaj të katapultimit.

Për Gazment Bardhin, Elezi deklaroi se ai është imazh negativ për shoqërinë, pasi është politikan i paqëndrueshëm dhe pa karakter.

“Nga ana profesionale, me imazhin që ka krijuar, mendoj që është e përgatitur. Nga ana politike, ka dy mungesa të mëdha. Nuk është marrë me politikë. Politika mësohet në mënyrën sesi e ushtron në mënyrë të vazhdueshme. Ka pasur një rol, Argita njeh këtë lloj politike, të katapultimit.

Mund të jetë shumë e mirë nga ana logjike, por ka një barrë të madhe. Partia nuk mund të trashëgohet. Do humbë shumë pikë. Do ishte barrë e madhe për një intelektuale. Së brendshmi, nuk e pranojnë.

E pranojnë vullnetarët e Berishës. Gazment Bardhi dhe natyra e politikanëve si Bardhhi janë imazh negativ për shoqërinë. Po të jesh njeri i paqëndrueshëm, pa karakter, mund të jesh i suksseshëm. Ky është mesazhi që jepet. Janë pa shtyllë kurrizore”, theksoi ai.