Së fundmi është aluduar shpesh herë se Massimiliano Varrese do të vijë në Shqipëri për tu përballur Heidin në “BBV3”. Një video e postuar prej tij, ku ka sqaruar gjithçka, ai pretendon se ka marrë një ftesë nga produksioni për të performuar në një nga netët e spektaklit, por jo për një përballje me Heidin, të cilën nuk e përmend me emër. Ai do të jetë në vendin tonë pas 30 majit për të kënduar muzikën e tij, pasi ka mësuar se ka shumë fansa shqiptarë.
“Përshëndetje të gjithëve, këto ditë kam dëgjuar një lajm se do të shkoj në Shqipëri për të bërë një përballje (e ka fjalën për Heidin). Jo nuk është kështu. Por është e vërtetë se do të shkoja në Shqipëri, do të shkoja për të kënduar muzikën time. Më kanë ftuar shumë emisione në Shqipëri, mes tyre edhe “BBV Albania”. Më vjen keq nuk kam mundur të shkoj sepse kam impenjime të tjera në Itali dhe Zvicër. Sidoqoftë do të vija, por vetëm për të kënduar sepse ka shumë fansa shqiptarë që dëgjojnë muzikën time dhe bëjnë story. Nuk mund të vij tani, por me shumë mundësi do të vijë pas 30 majit për të kënduar këngën time të re…”-shprehet ai.