Kreu i qeverisë Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë konferencës së përbashkët me me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-in dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron.
Ai i tha se ka dhënë fjalën që do të vijë sërish në Shqipëri, e se tani duhet të vërtetojë nëse është politikan që e mban apo jo fjalën.
“ E përsëris që ke premtuar që do kthehesh prapë, kështu që janë gjithë shqiptarët do të të shohin që a je një politikan që mban premtimet apo jo”, u shpreh Rama në fund të fjalës së tij.