Kitara e vjetër që Eric Clapton luajti ndërsa kompozonte baladën e tij të famshme “Wonderful Tonight” do të ofrohet në ankand në qershor me një çmim fillestar prej 500,000 dollarë (rreth 465,000 euro).
Në njoftimin e shtëpisë së ankandit thuhet se kitara do të ofrohet edhe pse ka dëmtime nga cigaret që Clapton vendosi mes telave në ‘qafën’ e kitarës, transmeton Reuters.
Kitaristi legjendar britanik e bleu këtë kitarë në mesin e viteve 1970, sipas shtëpisë së ankandit Bonhams.
“Ai e përdori atë kitarë për të kompozuar disa këngë, duke përfshirë një hit të vitit 1977 për modelen Patty Boyd. Sipas legjendës, Clapton shkroi këngën “Ëonderful Tonight” ndërsa priste që Patty Boyd të bëhej gati për një festë”, tha shtëpia e ankandeve “Bonhams” në një deklaratë.
Kitara akustike Martin 000-28 e vitit 1974 ka gjithashtu një ngjitës në anë që lexon “Ajo është e dashuruar me një burrë Rodeo”, një referencë për hitin e yllit të muzikës country Don Williams.