Kryeministri shqiptar, Edi Rama zhvilloi sot takimin e dytë me emigrantët shqiptarë pas atij të Greqisë.
Ndalesa e radhës për Ramën këtë herë ishte Italia, ku emigrantët shqëiptarë kishin mbushur plot sallën.
Me thirrjet për te investuar ne Shqipëri, duke treguar dhe historikun e emigracionit, ishin disa nga temat qe kryeministri Rama preku ne takimin e tij.
Për mikrofonin e Ora News folën edhe disa emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali që ishin të pranishëm në takimin me kryeministrin shqiptar.
‘’Që nga 93 jetoj në Itali.
Në fillim ka qenë shumë e vështirë, por kemi punuar ndershmërisht.
Kjo që shikoni sot është djersa që kemi ndërtuar ne.
Vitet e para kanë qenë shumë të vështira.
Këto vitet e fundit me Edi Ramën ka ndryshuar cdo gjë.
Organizmi është perfekt’’, tha një nga emigrantët shqiptarë në Itali.
‘’33 vjet kam që jetoj në Itali.
Italia ka qenë mikrpritësë për të gjithë.
Është një marrëveshje e mrekullueshme ajo e pensioneve.
Është vetëm Edi Rama që i ka dhënë mbështeje gjithë emigrantëve’’, tha një nga emigrantët shqiptarë në Itali.