Sara Gjordeni u shfaq mbrëmjen e kaluar në finalen e Big Brother VIP Albania. Sërish tërhoqi vëmendje barku i saj i rumbullakosur, e duhet pranuar se komentet në rrjet nuk ishin aq të mira për të. Në një reagim në rrjetet sociale, Sara thotë se kushdo që shkruan keq për fëmijën e saj, do të ketë përsipër një karma që do t’i godasë më fort.
“Asnje nene sdo donte te shkruante keto fjale por: mos kujtoni se hakave te femijes sim i shpetoni sepse shkruani me fake. Zoti ju sheh, edhe nese jeni 15 vjecare te vegjel fansa te dikujt tjeter edhe nese jeni 40 vjec te papune. Te ndyni emrin e nje femije qe ende nuk ka lindur, eshte te merrni persiper nje karma qe do ju godase shume me fort se cpo me godisni ju mua ne keto momente pikerisht aty ku nje nene i dhemb me shume! Zoti ju paste nen meshiren e tij, se spo lini hak pa me shkelur pa njohur asnjerin prej jush e pa cenuar asnjerin prej jush”