Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 39-vjeçar ka hedhur partneren e tij nga 15 metra lartësi. Prokurorët në Brescia janë të bindur se partneri i saj, Andrea Favaro, 39 vjeç, e ka shtyrë atë nga një hendek 15 metra mëngjesin e djeshëm.

Gruaja fatkeqe vdiq disa sekonda më vonë, kur një shofer kamioni nuk mundi ta shmangte dhe e përplasi duke e plagosur për vdekje.

Favaro fillimisht u përpoq të bindte prokurorët se bëhej fjalë për një vetëvrasje, duke treguar mesazhet që i kishte dërguar në celularin e viktimës për të zbuluar se ku ndodhej.

Megjithatë hetimet e karabinierëve zbuluan se ishte një burrë që ushtroi kontroll të jashtëzakonshëm dhe kufizoi partneren e tij, e cila i kishte njoftuar se kishte vendosur të divorcohej.

Giada ishte nënë e një fëmije tre vjeç dhe sapo kishte nisur punën në një pikë karburanti, gjë që kishte rritur edhe më shumë agresionin e sulmuesit. 39-vjeçari, i cili ra në një sërë kontradiktash, akuzohet për vrasje me dashje.