Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin këtë mëngjes, ku një baba kishte marrë peng dy fëmijët e tij në një shtëpi me qira.
Kur forcat RENEA shkuan për të shpëtuar fëmijët e mitur, ai qëlloi drejt tyre me kallashnikov. Pas disa orës negociata, RENEA dhe policia arritën të nxirrnin fëmijët nga shtëpia, ndërsa babai 40-vjeçar Aleks Marku u vu nën prangat e policisë.
Paraprakisht dyshohet se ky akt është kryer pasi ka qenë nën efektin e drogës dhe po hetohen të gjithë elementet e deritanishme për të zbardhur motivin e marrjes peng të fëmijëve të tij të mitur dhe kundërpërgjigjes me armë ndaj policisë.
Një 40-vjeçar ka marrë peng dy fëmijët e tij në një banesë me qira në Durrës.
Gjatë aksionit policor ai ka qëlluar drejt forcave speciale RENEA me kallashnikov, ndërsa pas orëve negociata, ai është dorëzuar.