Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Tiranës për tu marrë në pyetje lidhur me kallëzimin e bërë nga partia e Lirisë për ndërhyrje në serverat e selisë.
Gazetari Ermal Vija tha për “ABC News” se në një prononcim për mediat, pas daljes nga prokuroria, Meta ka thënë se është thirrur për t’u pyetur lidhur me çështjen në fjalë.
“Meta pranoi që ishte thirrur për kallëzim për ndërhyrjen në seli. Por nuk pranoi të japë sqarime”, raportoi gazetari Ermal Vija.
Kjo forcë politike pretendon se persona të autorizuar kanë hyrë në seli dhe kanë këputur kallot e internetit.
Ndërhyrjet e konstatuara dhe dyshimet për zëvendësimin e një hard disku të një kompjuteri janë kallëzuar në prokurorinë e Tiranës që ka nisur veprimet hetimore
/abcnews.al/