Mes më shumë se 40 urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë. Naim Stafuka këtë të shtunë sipas burimeve të deritanishme dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Marklen Hakës, që ka ndodhur në vitin 2019 në Fushë Krujë, natën e termetit të 21 shtatorit por për këtë ngjarje përflitet edhe Durim Bami nga Nikla.
Për të thuhet se ka krijuar kushtet për të vrarë Marklen Hakën. Nuk dihet nëse vrasja e tij ishte një porosi nga një tjetër grup criminal, apo Stafuka dhe Bami kishin hesapet e tyre. Emri i Naim Stafukës është lakuar në janar të 2022, ku banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. Shpërthimi ndodhi në vendin ku në 2015 u rrëmbye vëllai i tij Enver Stafuka. Tre persona të maskuar e morën në afërsi të banesës dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.
Vëllai i Naimit, Enver Stafuka u akuzua për vjedhjen në bashkëpunim të automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, por gjykata e nxori të pafajshëm. Ndërkohë Durim Bami sipas përgjimeve të SPAK, të përfituara nga mesazhet në aplikacionet e koduara nga mik me Avdylajt kishte kaluar në armiqësi. Këto mesazhe tregojnë se Astrit që ishte drejt I grupit, dhe Aldo Avdylaj, xhaxha e nip, kishin në plan të vrisnin.
Operacioni i SPAK nisi mëngjesin e të premtes në disa qytetet, dhe ka synuar arrestimin e personazheve të botës së krimit. Thuhet se janë gjetur shuma parash, blinda, e flori. Emra shumë të përfolur kanë dalë në skenë, nga klani Duka, tre oficerë policie, njeri prej tyre ish drejtor të Policinë e Lezhës, Ergert Mitri, ish deputeti Arben Ndoka sëbashku me dy nipat dhe dhendrin Aria Tuku që u arrestua në Itali, për një vrasje në Shkodër dhe një tentativë në Lezhë , Endrit Dokle, Mir Brruli kushëriri i Pëllumb Gjokës, vellai dhe kushëriri i deputetit Eduart Ndreca, deri në Vlorë tel Fatmir Hyseni i njohur Doqja, dhe plani tij për të vrarë Vis Martinaj. Në kërkim është shpallur Fatmir Troplini, i njohur si Miri i Pojës, i cili thuhet se kishte plan për të vrarë Preng Gjinin.
Në banesën e Visit të Pojës për të cilin thuhet se ka patur urdhër për kontroll dhe jo urdhër-arresti janë gjetur shuma të mëdha parash.