Ukraina ka shtuar kërkesat ndaj SHBA, pasi kërkon mjete ajrore pa pilot (UAV) nga Shtetet e Bashkuara, por Uashingtoni heziton t’i dërgojë modelet MQ-9 Reaper nga frika se Rusia mund t’i rrëzojë ato. Kështu raporton gazeta Politico.

UAV është në krye të listës së armëve që Ukraina kërkon nga Shtetet e Bashkuara, sepse Kievi po planifikon një seri operacionesh ushtarake për verën dhe po kërkon mënyra të reja për të identifikuar objektivat rusë prapa vijës së frontit. Ukraina është e interesuar të përdorë MQ-9 Reaper vetëm për zbulim.

MQ-9 Reaper është një mjet ajror modular i zbulimit dhe sulmit pa pilot i zhvilluar nga General Atomics Aeronautical Systems. Ai është i pajisur me një motor turboprop që i lejon të arrijë shpejtësi mbi 400 km/h. Kohëzgjatja maksimale e fluturimit me dron është 24 orë. Ai është i aftë të mbajë raketa ajër-tokë dhe ajër-ajër, si dhe bomba të drejtuara me lazer.