Dhjetëra mijëra izraelitë u mblodhën deri në orët e vona të natës duke bërë thirrje për një marrëveshje për sjelljen e pengjeve në shtëpi, përpara bisedimeve të mëtejshme për armëpushim.
Protestuesit në Tel Aviv brohoritën “lufta nuk është e shenjtë, jeta është”, me disa që akuzuan kryeministrin Benjamin Netanyahu se synon të zgjasë konfliktin në Gaza.
Kjo erdhi pasi një delegacion i Hamasit u takua me ndërmjetësit në Egjipt të shtunën. Grupi tha se nuk kishte zhvillime të reja, por shtoi se “një raund i ri do të fillojë” të dielën.

Negociatorët kanë rifilluar bisedimet e gjata të armëpushimit në Kajro – të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari – për ndalimin e ofensivës së Izraelit në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve. Problemi kryesor duket se është nëse marrëveshja do të jetë e përkohshme apo e përhershme.

Mendohet se formulimi që po diskutohet përfshin një pauzë 40-ditore në luftime ndërsa pengjet të lirohen dhe një numri të burgosurish palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.
Një këshilltar i udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh tha se grupi po e shikonte propozimin e fundit me “seriozitet të plotë”.
Por ai përsëriti një kërkesë që çdo marrëveshje duhet të përfshijë në mënyrë eksplicite një tërheqje izraelite nga Gaza dhe përfundimin e plotë të luftës.

Netanyahu është përballur me presion nga brenda koalicionit të tij të ekstremit të djathtë për të vazhduar më tej ofensivën e premtuar prej kohësh në qytetin më jugor të Gazës, ku rreth 1.4 milionë njerëz janë strehuar pasi janë larguar nga luftimet në pjesët veriore dhe qendrore të Rripit.

SHBA – aleati më i madh diplomatik dhe ushtarak i Izraelit – heziton të mbështesë një ofensivë të re që mund të shkaktojë viktima të konsiderueshme civile dhe ka këmbëngulur të shohë fillimisht një plan për të mbrojtur palestinezët e zhvendosur.

Demonstratat e së shtunës në ishin shfaqja e fundit e presionit të shtuar të brendshëm me të cilin po përballet Netanyahu për të siguruar kthimin e pengjeve. Nga 252 që u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor, 128 janë ende të pagjetur – dhe mes tyre, të paktën 34 supozohen të vdekur.
“Ne duhet t’i kthejmë të gjithë pengjet, të gjallët, të vdekurit. Duhet t’i kthejmë ata. Duhet të ndërrojmë këtë qeveri,” shtoi një protestuese.