Një tufë me lule është vendosur në vendin ku u masakrua Enkelejda Danaj, 40-vjeçara shqiptare që u vra në mes të Athinës.

Ajo u gjet e pajetë me një thikë në bark dhe e mbuluar në gjak këtë mëngjes. Autoritetet greke dyshojnë se autori është burri i saj po shqiptar Eduart Denaj, ku u zbulua se ka pasur shpesh herë dhunë në familje dhe ishin në proces divorci.

Dhuna nisi që në 2013 kur ajo e denoncoi për herë të parë, por duke e dashur, e ka falur shumë herë dhe e ka pranuar sërish në shtëpi. Ata janë prindër të dy fëmijëve 15 dhe 17 vjeç.