Neda Balluku ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” një moment të vështirë të jetës, atë të diagnostikimit të mamit të saj me kancer.
Ajo deklaroi se rastësisht gjatë fushatës për kancerin e gjirit në tetor, i ka kërkuar të ëmës të bëjë një kontroll, i cili zbuloi në kohë kancerin. Por Neda zbuloi se askush nuk e ka ditur që mamaja e saj ka rezultuar me kancer, pasi nuk i kishte treguar askujt. Madje edhe kur kreu operacionin e kërkuar nga mjekët, Neda tregoi më tej se e ka marrë vesh rastësisht.
“Historia është shumë e thjeshtë. Është e pabesueshme, por tërësisht e vërtetë. Unë sapo kisha lindur Zain, djalin tim të dytë. Ai lindi në qershor, kjo histori në nëntor. Unë shoh një fushatë të Ministrisë së Shëndetësisë, ajo e ‘Tetorit Rozë’. Marr mamin në telefon dhe i them ti pse nuk ke bërë kurrë një kontroll.
Ne si familje nuk kemi pasur kurrë probleme. Dhe më bën një shaka që ‘gjyshi jot iku nga skleroza, ti ruhu nga kjo’. Vetëm të mos ma prishte mua më thotë më lër një orar. Atë të hënë të famshme të orës tre pas një jave, ne ishim duke ngrënë bashkë, edhe me djalin e vogël. E lë me makinë tek kryqëzimi i spitaleve.
Pas një ore më merr në telefon dhe më thotë çdo gjë okej, po iki në shtëpi. Ndërkohë për atë një orëshin që më gënjeu, i kapën në kohë kancerin e gjirit, në gradën e parë. Në gjoksin e majtë ishte sa një kokërr bajame. Bën 1 milion analiza sipas protokollit dhe futet pas dy javësh në sallën e operacionit dhe nuk na thotë asgjë askujt. E shoqëron vetëm një shoqe e ngushtë.
Kur ne e marim vesh ku ishte në operacion, nga bashkëshorti i shoqes së mamit. Unë kam qenë duke gatuar, nuk dija asgjë. Është mami, po i ndodh mamit. Ajo ishte përballja e madhe me dyshimin më të madh, që mami mund të të ikë. Është tronditëse. Pas një viti iu përsërit, bëri një ndërhyrje në gjoksin tjetër”, tha Neda e prekur.