Manchester United fitoi 1-2 kundër rivalëve të Manchester Cityt në finale dhe sigurojnë trofeun e FA Cup për herë të 13-të në historinë e klubit.
“Wembley” u vesh i kuq pasditen e së shtunës, me djemtë e Erik ten Hag që dolën me kokën lart pas 90 minutave. “Djajtë e Kuq” u imponuan dhe e mbyllën pjesën e parë me dy gola epërsi, pas realizimeve të Garnacho dhe të riut Mainoo në minutat 30-të dhe 39-të.
“Qytetarët” e Guardiolës u munduan të reagonin, por goli i vetëm për kampionët në fuqi të Premier League erdhi vetëm në minutën e 87 nga Doku, që në fund shërbeu sa për statistika.
Man. United e mbyll sezonin me një trofe, kjo pas një paraqitje të dobët dhe vendit të tetë në Premier League, duke mos siguruar as një vend në Kupat e Evropës nga kampionati. Sigurimi i trofeut bën që United të meritojnë një vend në Evropë nga FA Cup.
Megjithë trofeun e siguruar, raportimet nga ishulli bëjnë me dije se United ka vendosur të largojë trajnerin ten Hag nga stoli i skuadrës.