I ashpër është treguar në replikën e tij ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, me deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj. Ai nuk u ndal ndaj Alibeajt, ndërsa tha se ky i fundit ishte shumë rëndë.

Manja: Je shumë rëndë, se si jurist e thashë në seancën tjetër, Por edhe si njeri. Si vë dorën në zemër e të qan zemra për viktimat e drejtësisë, kur në komision the dua amnisti për ata që i prenë gishtat polices? Tani bën moral. Ç’është ky budallallëk këtu. Ti je i pakënaqur si njeri me veten. Kur nuk u kënaqë as kur të bëri minsuitër Berisha…

Tregoni vullnetin për të mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re. Ai që është pas teje të thotë jam në dispozicion të hetohem për Rrugën e Kombit se kam shpëtuar me raport mjeku. Kam një çështje të lobimit rus por dua ta hetoni ju. Kjo është dashuria për SPAK. Ti thinjesh mua më bien flokët.