Që pas së shtunës së kaluar kur Romeo u shpall finalist, nuk kanë ndalur debatet e vazhdueshme mes Meritonit dhe Heidit.
Meritoni akuzon Heidin se po bën lojë me Eglën, ndërsa Heidi thotë se ajo po fyet vazhdimisht nga Meritoni, edhe pse ajo ka dëshirë që t’i sheshojë mosmarrëveshjet mes tyre.
Meriton: Një Big Brother i Heidit, rrugën e ka të shtruar nga Romeo Egla dhe Juli. Unë, Meritoni, nuk ja kam thënë naj fjalë të rëndë me më krahasu me Liamin me më thënë maniak. Nuk di ku e kam pre në besë.
Heidi: Mos e hap atë derë se e di sa gabime kë bërë ti. Çfarë të duhet ty ça bëj me Romeon unë
Meriton: The do të grija surratin, do të sakatoja. Më përfshin mua më thua mezi pres të hyj në debat. Ti nuk e respekton Romeon se je mundu duke përfshi Romeon, gënjen sy më sy. Rrugëtimi yt është në shpatulla të tjerëve që i kë përdor, e sidomos Romeon. I kam kërku dhe Romeos mos hy. Ke qenë intrigante duke përdorur vetëm njerëzit që mendon se janë të fortë. Në vend me falenderu Eglën, qëndrove në lojën e njëra tjetrës. Kjo je ti Heidi.
Heidi: E kuptoj që do të dal unë vajzë e keqe. Unë jam munduar vetëm të anashkaloj debatin me ty dhe të kam ardh mbrapa me e mbyll këtë gjë. Ka përdorur gjëra nga jashtë, punën time duke u sjellë fodull, më ka thënë hajde hy në banjo të dal. Më ka thënë e pafytyrë dhe lloj lloj ofendimesh. Ai ka kërkuar debatin me mua, duke më akuzuar që kam një lojë me Eglën dhe kjo nuk është e vërtetë.