Egla Ceno dhe Romeo Veshaj e kanë nisur ditën e sotme me debat në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, duke akuzuar dhe ofenduar njëri-tjetrin.

“E ke shitur veten për këtë lojë”, i tha Romeo Eglës, e cila iu kthye: “Ti merr vesh nga vetja, ti me këtë surrat’. Më pas Veshaj i kundërpërgjigjet se është ‘interesaxhie dhe shumë e paedukatë. Unë nuk shaj gratë, ti shan edhe burrat edhe gratë’.

“Nga gratë të kam hequr unë një peshë shumë të rëndë që nuk ta kisha vënë unë. Duhet thjesht të jesh falënderues për atë. Tu vendos gjatë 3 muajve një peshë shumë e madhe në kurriz. Nuk ta vendosa unë, por të kërkova falje për të ta hequr, po kaq tru ke. Sytë që të pëlcasin, shihe vetë”, i tha Egla.

“O ti plaç në vend, plaç nga inati në vend, të pëlcas në vend”, iu drejtua më pas Romeo.

“Më mirë mos më kishte çuar në finale“, Romeo kundër Eglës: Na e ke shpif, si nuk të vjen zor
Pjesë nga debati:

Romeo: Unë kam aq këllqe saqë e mbaj veten dhe nuk t’a kthej me të njëjtën monedhë

Egla: Bravo. Do marrësh një çmim për këtë

Romeo: Nuk ka nevojë

Egla: Do të japim edhe një fletë lavdërimi

Romeo: Është thjesht edukatë, që ti nuk e ke

Egla: Ti nuk ke këllqe të merresh me gjëra burrash.

Romeo: Kjo quhet dinjitet

Egla: E si përfundim, ti në këtë shtëpi nuk ke këllqe të merresh me gjëra burrash. Unë jam më burrë se ty. Jam alamet burri.