Mbrëmjen e djeshme Meritoni e ka pyetur Heidin për deklaratën e Massimilianos se do të përplaset me konkurrenten në shtëpinë e Big Brother VIP.
Megjithatë, ajo hezitoi të përgjigjet sepse tha se avokati i saj i ka thënë që mos të flasë pasi janë gjëra ligjore.
Meritoni: Massimiliano po thotë që do të përplasem me Heidin në “Big Brother VIP” për arsye të tuat që i ke se janë publike.
Meritoni: Ti reagove dhe the duhet me u marrë me të sepse ka diçka që…
Heidi: Kam të drejtën mos të flas për atë gjë sepse janë gjëra ligjore brenda.
Meritoni: Çfarë gjërash? Cili është problem?
Heidi: Problemi është që unë kam pasur përplasje me të, që ka zgjatur edhe pasi dola nga shtëpia.
Meritoni: Çfarë përplasjesh?
Heidi: Zënka, debate.
Meritoni: Deri në çfarë shkalle?
Heidi: Ofendime, sharje. Pas daljes nga shtëpia kam dhënë intervista që kam folur me linjën time, kam vazhduar me idetë e mia. Ai ka dalë më vonë, ka bërë edhe ai intervistat e veta dhe është përgjigja e tij që do të jetë përfolur. Kur janë dy televizione në mes nuk duhet të flas, nuk e them unë po e thonë avokatët.
Meritoni: Çfarë ka ndodhur që shkuat deri në probleme ligjore?
Heidi: Janë probleme mes meje dhe televizionit italian. Ka të bëjë me daljen time. Dola sepse më erdhi babi…
Meritoni: Paske probleme edhe me formatin edhe me personin.
Heidi: Nëse kam probleme të tilla nuk mund të flas për asnjë situatë në atë format. Kam të drejtën të mos flas, ma kanë respektuar edhe produksioni.
Meritoni: Po të pyes se çfarë ka ai me ty?
Heidi: Është puna ime, Meriton.
Meritoni: Ky është problem, i ndërrove.
Heidi: Kam një çikë nga të dyja. Publiku i di të gjitha jashtë.