Regjisori i njohur Piro Vesho i njohur ndër të tjera për “Zemrat që nuk plaken” është ndarë nga jeta. Lajmin e dha kolegu Mishel Koçiu.
“Qenka shuar Piro Vesho! Se besoj dot këtë ikje të parakohshme të kolegut e mikut të shtrenjtë Piro.
I mirë, i dhembshur, i ndjeshëm, i papërtuar, i dashur e i pabujë!
Po kaq në heshtje e pa bërtitje qenka larguar. Jam në shok totalisht! Ngushëllime nga zemra familjes e miqve të shumtë! U prehtë në paqe!”, shkruan Koçiu.
Dhjetëra miq, kolegë e dashamirës të artit të tij, shprehën ngushëllimet për këtë humbje. A.K.