Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës për të bashkëpunuar në lidhje me shtetbërjen evropiane të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar socialist dhe kabinetin qeveritar, Rama u shpreh opozitën nuk e ndryshon dot, ndaj sugjeroi krijimin e një iniciative, bashkë edhe me aleatët strategjike, për të adresuar procesin e shtetbërjes.

“Thirrja ime sot për të gjithë ata që janë kundër nesh, ne nuk ju ndryshojmë dot juve, prandaj luftën tuaj politike vazhdojeni si ta mendoni ju, me të gjithë arsenalin e mirënjohur prej vitesh që dispononi, por le ta krijojmë një hapësirë jashtë territorit të kësaj lufte, një zonë të ndaluar për sharjet dhe sherret të kësaj jete të ulët politike, një vend pune të përbashkët, me aleatët tanë strategjikë, me të gjitha institucionet e pavarura, shoqërinë civile, për të adresuar, as interesat tona të paafrueshme partiake, por procesin e mëtejshëm të shtetbërjes evproiane të Shqipërisë, duke analizuar me sa më shumë objektivitet, të gjitha hallkat e shtetit në këtë fazë të re dhe duke identifikuar hapa dhe masa që duhen ndërmarrë. Ju thoni që e keni seriozisht që odni të vini në pushtet, zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, nëse vini në pushtet, duhet të jeni të parët që duhet të keni interes për këtë iniciativë.

Përsëri do të ketë opozitë, përsëri do të ketë mazhorancë. Konsideroni këtë iniciativë tonë si një mundësi tuajën. Kini parasyh që kjo iniciativë kërkon punë më të madhe edhe se reforma në drejtësi. Neve që na gënjen mendja që do jemi këtu edhe për 5 vite, iniciativa është për Shqipërinë 2030. Uroj që ta kuptoni këtë herë se në politikë ka edhe udhëkryeq, kur drejtimi për t’u marrë është i njëjtë, pavarësisht nga dallimet, humbet rrugën dhe harxhon shumë kohë për t’u rikthyer aty. Eksperienca juaj duhet t’u mësojë diçka”, theksoi ai.