Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku disa muaj më parë i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë edhe 2 fëmijë, Ajkën dhe Amen.
Së fundmi Besi ka publikuar një bashkëpunim të ri, ndërsa mesa duket këngëtari përmes tij ka “thumbuar” ish-partneren e tij.
“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, është një ndër vargjet e këngës.
Në postimin e bërë në llogarinë e tij të Instagram, Besi tregoi se tekstri i kësaj kënge është krijuar nga shpirti i tij, që mesa duket ka të bëjë me historinë e tij dhe të Xhensilës.
“Me tekst dhe muzikë krijuar po prej shpirtit tim!”- shkruan ndër të tjera këngëtari.
Kujtojmë që ishte Besi ai që iu dha fund lajmeve duke konfirmuar ndarjen nga Xhensila, duke thënë që tashmë dy fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.