50-vjeçari shqiptar, Eduart Danaj, që masakroi me thikë gruan e tij Enkelejdën, pritet të dalë para gjykatës për ngjarjen e rëndë, për të cilën nuk është penduar.

Sipas “Protothema.gr”, vëllezërit, motrat dhe fëmijët e të ndjerës do të përcjellin sot Enkelejdën në banesën e fundit në vendlindjen e saj Shqipëri.

Vëllai i saj, duke folur për “Protothema.gr”, përmendi torturat që po kalonte motra e tij edhe kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.

“Ai ishte i dhunshëm dhe përderisa ka pasur tre ankesa, ka pasur mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në zbardhues. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte…”, tregon ai për “Protothema.gr”.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ai ishte një pijanec dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai i saj.