Sikur të mos kishim kërcënimet e helmeve të ndryshme që na rrethojnë, Nëna natyrë di si t’i frikësojë më shumë robërit e saj. Një bimë farat e të cilës mund të jenë qindra herë më helmuese se cianidi mund të qëndrojë e fshur në natyrë ose në kopshtin tuaj, shkruan rrjeti britanik Ladbible. Cianidi është një përbërës kimik që merret nga disa bakterie, kërpudha e alga, por sasi më të mëdha mund të gjenden në shkarkuesin e makinës, në kimikate dhe disa fara bimësh.
Por duket se në natyrë ekziston një tjetër helm shumë më i fuqishëm se cianidi, për të cilin pak njerëz kanë dëgjuar por që mund të vrasë një njeri me vetëm katër-pesë fara.
Ricina është toksina e fuqishme, sipas raportimeve disa qindra herë më e fuqishme se cianidi, dhe akoma më shumë sesa helmi i gjarprit me zile. Substanca krijohet në bimën e farave të kastorit, e njohur ndryshe si ‘Ricinus communis’ që është një barishte gjithmonë e gjelbër, e gjetur në vende të njoma si brigje lumi anë rrugë, ose në fusha djerra në SHBA. Studiuesit thonë se megjithë farat e bimës janë të mbrojtura mirë, ato duhen mbajtur larg fëmijëve ose nëse ka shqetësim, të krasiten lulet që ajo çel.
Në rast konsumi aksidental të farave të kastorit, helmi do të shfaqë simptomat brenda 12 orëve, të ngjashme me ato të helmimit nga ushqimi. Ata rekomandojnë të kërkoni ndihmën e mjekut sa më shpejt pasi vdekja nga helmimi me ricinë mund të ndodhë edhe ’36 deri në 72 orë pas ekspozimit, shkruan rrjeti Unilad.