Një numër i madh i vdekjeve që lidhen me superbakteret rezistente ndaj ilaçeve mund të shmangen dhe numri i vdekjeve në vendet më të varfra mund të reduktohet me 18 për qind, ose rreth 750 mijë në vit, me zbatimin e masave parandaluese, thotë një studim i Universitetit Princeton. Në një studim i botuar në revistën mjekësore Lancet thekson se hulumtimi ka treguar se 750,000 vdekje të lidhura me superbakteret mund të parandalohen çdo vit duke siguruar qasje më të mirë në ujë dhe kanalizime, kontrollin e infeksionit dhe vaksinat e fëmijërisë, shkruan Guardian.
Vihet re se rezistenca antimikrobike (AMR) është një sfidë e madhe globale, duke pasur parasysh evolucionin e të ashtuquajturave superbaktere që janë rezistente ndaj barnave, që ndër të tjera është rezultat i përdorimit të papërshtatshëm dhe të tepruar të antibiotikëve.
Ekspertët kanë paralajmëruar se nëse lufta kundër AMR nuk bëhet prioritet, numri i vdekjeve do të vazhdojë të rritet, me rrezikun më të madh foshnjat, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Ekspertët thonë se superbakteret vrasin më shumë njerëz sesa HIV, malaria dhe tuberkulozi së bashku.
Sipas të dhënave të vitit 2019, rreth 4.95 milionë vdekje u shoqëruan me AMR bakteriale, duke përfshirë 1.27 milionë vdekje të shkaktuara drejtpërdrejt nga një rezistencë e tillë bakteriale. Ekspertët kanë paralajmëruar se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë shumë më të prekura nga AMR sesa vendet e pasura.