SPANJË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Spanja, ka komentuar operacionin e SPAK në bashkëpunim me policinë. Balla vlerësoi operacionin dhe tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
‘Përgëzoj SPAK, dhe prokurorët që kanë drejtuar hetimin. Falënderoj policinë e shtetit, është një operacion që ndërlidhet, me personazhe të krimit në Shqipëri që janë aktiv jo vetëm në Shqipëri por edhe në disa vende evropiane përfshirë edhe Spanjën. Operacione te tilla të vijojnë të konsolidohen për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është një përgjigje për ata që thonë po kokat po kokat pse nuk goditen”, tha Balla.