Skena e dhunës ndaj nënës së pambrojtur në Allias ka ndodhur sot në një zonë tjetër të Tiranës, në prani të fëmijëve të vegjël të cilët nuk mund të bënin dot asgjë për ta ndihmuar. Në videon e siguruar nga JOQ shihet momenti kur djali dhunon para shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”, nënën.
Momenti është filmuar nga një qytetar, kalimtar dhe ka ndodhur në prani të fëmijëve të vegjël.

Rasti është denoncuar nga banorët e lagjes, të cilët të shqetësuar pretendojnë se agresori sapo ka dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.