Romeo Veshaj u pa i zhgënjyer pasi nuk u shpall fitues i “Big Brother VIP Albania 3″, për më tepër u rendit i treti nga finalistët.

Aktori nuk arriti dot ta fshehë mërzitjen ndaj këtij vendimi, saqë mungoi edhe në eventin e organizuar menjëherë pas finales.

Mirëpo jo vetëm kaq. Romeo nuk ka qenë i pranishëm as në AfterParty-n e organizuar mbrëmjen e djeshme, ku të pranishëm ishin thuajse të gjithë ish-banorët e këtij sezoni, përfshirë edhe partneren e tij, Heidi Baci, e cila u pa e vetme.

Mesa duket Romeo po e përjeton ende Prime-n e fundit ku nuk u shpall fitues, lënë kjo të kuptohet se mes tij dhe produksionit ka hatërmbetje.