Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i mituri u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike.
16-vjeçari i identifikuar si P.Lapa, ka marrë dy plagë në gjoks dhe dorë.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur plagosja e të miturit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2. Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.